Calderon: Turp për Perezin
Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka sulmuar kreun e tanishëm të gjigantit madrilen, Florentino Perez.
Sport
Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka vetëm kritika për kreun e tanishëm të gjigantit madrilen, Florentino Perez.
Nëpërmjet disa postimeve të ndryshme në rrjetin social Twitter, Calderon e sulmoi Perezin.
“Duhet të vjen turp”, shkroi Calderon.
“Turp, për shkak të denoncimit të një fushate të orkestruar kundër teje, kur të njëjtën gjë e kishe bërë ti ndaj meje”, shtoi ai.
Perez së fundmi është ballafaquar me presion nga tifozët pas serisë së rezultateve negative të ekipit.