Alves nënshkruan me Paris Saint-Germain
Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves ka nënshkruar kontratë trevjeçare me vlerë prej 9 milionë euro në vit në Paris Saint-Germain.
Sport
Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves, do të transferohet në Paris Saint-Germain, pas përfundimit të këtij sezoni.
Sipas “Radio Marca”, ylli brazilian ka nënshkruar kontratë trevjeçare me vlerë prej 9 milionë euro në vit në Parc des Princes.
Ai do të jetë futbollist i lirë në fund të këtij sezoni, dhe duket se nuk do të mbetet më në Camp Nou.
Në Paris, ai do t’i gjejë bashkëlojtarët e tij, David Luiz, Marquinhos, Maxëell dhe Thiago Silva.