Qeveria miraton buxhetin për Prishtinën
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt të mbajtur të mërkurën, ka marrë vendim për miratimin e buxhetit për Prishtinën.
Lajme
Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria aprovoi kërkesën për miratimin e buxhetit për kryeqytetin, pas ri-aprovimit të Buxhetit për vitin 2015 nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.
Buxheti për kryeqytetin ishte miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës me shumicë votash me 25 shkurt të këtij viti.
Prishtina për këtë vit do të ketë buxhet në vlerë prej mbi 62 milionë euro, që sipas udhëheqësve të kryeqytetit nuk përmbush nevojat e të gjithë qytetarëve të kryeqytetit.