Falcao do të luajë me juniorët e Manchester United
Sulmuesi i Manchester United, Radamel Falcao ka dështuar të tregojë formën me skuadrën e tij, dhe kështu do të luajë me juniorët më saktësisht me lojtarët të moshës nën 21 vjeçare.
Sport
Radamel Falcao do të luajë më të rinjët e Manchester United gjatë ditës së martë, kundër skuadrës së Tottenhami.
Ai do të jetë partner në sulm me James Wilsonin, në një takim që është shumë i rëndësishëm për skuadrën nga Old Trafford.
Sulmuesi kolumbian ka arritur të shënojë vetëm katër gola me skuadrën e parë të Manchesterit, gjë që e ka bërë Van Gaalin të vendos që ai të luajë me juniorët e kësaj skuadre.