Trupat irakiane rikthejnë një qytet afër Tikritit

Forcat e Irakut e kanë marrë kontrollin ndaj disa pjesëve të një qyteti afër Tikritit, që ishte okupuar nga militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik.

Bota

10/03/2015 17:01

Komandantët ushtarakë thanë se trupat dhe milicitë shiite sot e morën qendrën e qytetit Al-Alam, dhe se janë të përgatitur për të luftuar për t’i marrë edhe pjesët e tjera, transmeton REL.

Ushtria e Irakut e ka filluar një ofensivë javën e kaluar, që synon dëbimin e militantëve të IS-it nga Tikriti, qytet ky që prej qershorit të vitit të kaluar është nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik.