I shënoi gol Man Utd-it, Welbeck kërcënohet me vdekje

Sulmuesi i Arsenalit, Danny Welbeck është kërcënuar me vdekje në rrjetet sociale pasi realizoi golin e fitores ndaj ish skuadrës së tij, Manchester United, në FA Cup.

Sport

10/03/2015 14:08

Sulmuesi i Arsenalit, Danny Welbeck është kërcënuar me vdekje pasi realizoi golin e fitores të hënën mbrëma në ndeshjen kundër ish skuadrës së tij, Manchester United, në çerekfinalen e FA Cup.

Futbollisti që është tifoz i Unitedit, anuloi golin e përkohshëm të barazimit nga Wayne Rooney kur shfrytëzoi gabimin e Antonio Valencias duke e dërguar Arsenalin në Wembley.

Welbeck festoi golin e tij në praninë e 8500 tifozëve të Arsenalit që ishin të pranishëm në Old Trafford.

Por, ai u fye ashpër në rrjetet sociale nga tifozët e ish skuadrës së tij.

Nolove shkroi: “Danny Welbeck, do të gjej dhe do të vras”.

Syms Mohamed shtoi: “Dikush duhet ta vret Welbeckun. Nuk mund ta shoh me sy”. UtdMads shkroi: “Welbeck, me festën tënde ti je i vdekur për mua”.

YouTube player