Ja si do të duket Instagram në orën e Apple

Apple tregoi për të pranishmit në ngjarje se si do të duket Instagram në Apple Watch.

Auto & Tek

09/03/2015 19:56

Është një eksperiencë e njëjtë me atë që e keni gjetur në Google+, me imazhe të madhësive të ri-konstruktuara – ndryshe nga kohështrirja që e shihni në aplikacionin e celularit.

Duke prekur mbi foto, ju do të keni qasje në informacione shtesë të tilla si përshkrimi i fotografisë, vendi, dhe pëlqimet, transmeton Lajmi.net.

Kishte një parashikim për shumë aplikacione të orës, por ne do të ju sjellim një shikim më të afërt kur t’i kemi të gjitha detajet e orës së bukur.

Ajo çfarë dimë deri më tani është që bateria e orës e mban atë në jetë për 18 orë të plota.