Tiranë, shfrenimi i femrave për 8 Mars (Foto)
Mesa duket femrat në kryeqytetin shqiptar e kanë kthyer në traditë tashmë, që festën e 8-Marsit t'a festojnë të rrethuar me meshkuj nudo. Në darkë të gjitha pub-et e Tiranës janë mbushur me femra që kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit.
ShowBiz
Pas “skandalit” të vitit të kaluar ku të gjitha mediat publikuan “harbimin” e femrave në klubet e natës për festen e 8-Marsit, historia përsëritet edhe këtë vit. Femra të guximshme janë ngjitur në skenë dhe kanë performuar me meshkuj nudo të cilët ishin ftuar enkas për këtë festë.
Por kësaj radhe shfrenimi i femrave ka arritur deri në atë pikë sa kanë bërë skena të turpshme me meshkujt nudo duke kaluar çdo kufi të imagjinatës, raportojnë mediat në Shqipëri.
Lirshmëria e tyre në skenë mbase vinte nga eksperienca që kishin nga viti i kaluar.
Jo të gjithë festuan në këtë mënyrë, kishte nga ata që u mblodhën në shtëpi dhe festuan me familjen apo të tjerë që dolën në restorante për të konsumuar një darkë festive.