Një fëmijë humb jetën në kanalin Ibër-Lepenc
Nëntëvjeçari R.NJ. është mbytur të dielën në kanalin Ibër-Lepenc në vendin Zupç të komunës së Zubin Potokut.
Lajme
Shefi rajonal i Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq i tha agjencisë Tanjug se fëmija ra në kanal pak para drekës dhe që nga kanali e ka nxjerrë komshiu i tij.
Menjëherë ka ardhur autoambulanca dhe fëmija është dërguar në spitalin e Mitrovicës në vëri, ku rreth orës 13 është konstatuar vdekja e tij, tha Bojiq.
Ujët në kanalin Ibër-Lepenc është fryrë pas reshjeve të fundit në këtë pjesë të vendit.