VAN kërkon dorëheqjen e Enver Hasanit nga kryetari i Kushtetueses

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma për Kosovën, kanë kërkuar nga kryetari i Gjykatës Kushtetueses,EnverHasani,që të jep dorëheqje. Këto parti opozitare, përmes një njoftimi, kanë vlerësuar se pas përfshirjes në disa raste, Hasani e ka humb besimin se mund të kryej punën me përgjegjësi në Gjykatën Kushtetuese.

Lajme

07/03/2015 13:38

Në këtë njoftim thuhet se, pas përfshirjes në disa rasteve nga Hasani, për të cilin thonë se është shndërruar në sinonimin e arbitraritetit, cenimit serioz të rregullave, të frymës së kushtetutës e mbrojtjes së saj, sipas tyre, dorëheqja tij, duhet të jetë e menjëhershme

“Këto raste ku Kryetari Enver Hasani është përfshirë kanë shënuar dështim të Gjykatës Kushtetuese, shkelje flagrante të legjislacionit dhe dyshim për shkaktim të veprës penale”.

“Gjyqtari Enver Hasani pas këtyre ngjarjeve që kanë mbërthyer Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nuk gëzon më besimin se mund të kryejë me përgjegjshmëri këtë detyrë tepër të rëndësishme. Rastet lidhur me personin e tij duhet të procedohen sa më parë nga organet e drejtësisë”.

“Kushtetuta e Republikës sonë e ka pajisur Gjykatën Kushtetuese me një virtyt të brendshëm ku vetë 2/3 e gjyqtarëve ta vërejnë dhe të kujdesen vetvetishëm për rastet e shkeljeve të rënda brenda tyre dhe t’i propozojnë shkarkime Presidentes. Ky virtyt praktikisht dhe formalisht nuk është i aplikueshëm në Gjykatë”.

“Në këto kushte ne kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Kryetarit aktual të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarit Enver Hasani”, thuhet në këtë njoftim.

Rastet e shkeljes së detyrave nga Kryetari Enver Hasani, sipas VV-së, janë: “Dyshimet e bazuara për falsifikim të Aktvendimit lidhur me kërkesën e Avokatit të Popullit, Korrespondenca e Kryetarit Enver Hasani me strukturat e Komisionit Evropian në Kosovë, Rasti lidhur me Aktvendimin për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit në Republikën e Kosovës, Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese – Kërkesa e Anëtarit të KQZ-së, Adnan Rrustemit, Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e grupit parlamentar të Vetëvendosjes”.