Lirohet Bajram Bajrami, ishte arrestuar nga autoritet kroate, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia
Shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami është liruar nga autoritet kroate. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Drejtësisë me anë të një komuniakte në Facebook, transmeton lajmi.net. Bajram Bajrami ishte ndaluar nga autoritete e Kroacisë në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtarë, të lëshuar nga Serbia, me pretendiemt se ai dyshohet për kryrje…
Lajme
Shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami është liruar nga autoritet kroate.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Drejtësisë me anë të një komuniakte në Facebook, transmeton lajmi.net.
Bajram Bajrami ishte ndaluar nga autoritete e Kroacisë në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtarë, të lëshuar nga Serbia, me pretendiemt se ai dyshohet për kryrje të krimeve të luftës, si ushtarë i UÇK-së.
Në lidhje me këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla kishte telefonuar homologun kroat, Damir Habijan për t’ia kërkuar lirimin e tij.
Postimi i plotë:
Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami
Pas angazhimit të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe bashkëpunimit me autoritetet kompetente të Republikës së Kroacisë, shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është liruar nga autoritetet kroate.
Z. Bajram Bajrami ishte ndaluar në Kroaci në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, lidhur me pretendime për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Që nga momentet e para të ndalimit, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme institucionale për adresimin e rastit, me ç’rast më 14 gusht 2026, përmes një shkrese zyrtare drejtuar Ministrit të Drejtësisë të Kroacisë, Damir Habijan, dhe autoriteteve kompetente, Ministrja Gërvalla ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të shtetasit të Kosovës, duke ngritur njëkohësisht edhe shqetësimin lidhur me përdorimin e urdhër-arresteve të Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Çështja është adresuar gjithashtu edhe gjatë bisedës telefonike të Ministres Gërvalla me homologun e saj kroat, me qëndrimin se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk mund të mbahen peng nga pretendime të tilla të Serbisë dhe se, për çështjet që lidhen me veprat e pretenduara të kryera në territorin e Kosovës, kompetenca u takon institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Ky rast është një tjetër dëshmi se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk do të mbeten vetëm përballë përpjekjeve të Serbisë për t’i ndjekur dhe ndaluar përmes mekanizmave ndërkombëtarë.
Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve të saj, për t’i mbrojtur me vendosmëri të drejtat e tyre, dinjitetin e Republikës së Kosovës dhe të vërtetën për luftën tonë të drejtë çlirimtare.
Askush nuk mund ta përdorë drejtësinë si instrument politik kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës./lajmi.net/