Vidal: Mesfusha e Juventusit, më e mira në botë
Arturo Vidal beson se mesfusha e Juventusit, e formuar prej tij dhe treshes Paul Pogba, Claudio Marchisio e Andrea Pirlo, është më e mira në botë.
Sport
Arturo Vidal lavdëron repartin ku luan. Ai beson se mesfusha e Juventusit, e formuar prej tij dhe treshes Paul Pogba, Claudio Marchisio e Andrea Pirlo, është më e mira në botë.
“Kemi mesfushën më të mirë në botë”, deklaroi Vidal gjatë një interviste me “Gazzetta Tv”.
“Kanë kaluar shimë vite që luajmë së baashku dhe kemi një mirëkuptim shumë të mirë mes vete”, u shpreh ai.
“Kur jemi së bashku mund të ballafaqohemi me këdo. Kemi kualitet, kuantitet dhe rini”, theksoi Vidal.