Ja cilat lagje të Prishtinës do të mbesin sot pa rrymë

KEDS njofton se sot prej orës 11:00 deri në orën 11:30 gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: I.Banushi, Elena Gjika dhe Shtëpia e Pleqve.

Lajme

07/03/2015 09:49

Shkyçja bëhet me qëllim të revizionit dhe të shqyrtimit të mbrojtjeve rele.

Ndërsa, prej orës 11:30 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të mbesin bizneset: Fitorja, Simoni, Dino, NPSH KONI, LABI INVEST, LIN project 1, Linprojekt 2, Maloku dhe Naseri.

Shkyçja bëhet me qëllim të revizionit dhe të shqyrtimit të mbrojtjeve rele.

Gjithashtu prej orës 12:00 deri në orën 12:30, pa energji do mbesin Dodona, Parku, Banesat Latif Kryeziu, dhe rrugët: Bajram Curri, 1 Tetori, Shaip Kamberi dhe Robert Gajdiku.

Shkyçja bëhet me qëllim të revizionit dhe të shqyrtimit të mbrojtjeve rele.

Nga ora 12:30 deri në orën 13:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: 4 Llullat, pjesa afër Ilirisë dhe Gustav Majer.

Shkyçja bëhet me qëllim të Revizionit dhe Shqyrtimi i mbrojtjeve rele.

E nga ora 13:00 deri në orën 13:30 pa furnizim me energji elektrike do të mbesin edhe Diletacioni, rr.Sylejman Vokshi dhe 4 Llullat.