Aplikacioni që ju lejon të merrni thirrje edhe kur nuk keni sinjal

Na ndodhë shpesh. Jemi në një vend diku dhe celulari ynë mbetet pa sinjal. Sidoqoftë, është krijuar një zgjidhje për këtë!

Auto & Tek

06/03/2015 17:29

Ju do të mund të merrni thirrje në celularë edhe nëse nuk keni sinjal, kjo përmes shërbimit të ri Libon, të quajtur “Reach Me”.

Ky shërbim u shfaq në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë me një prezantim të thjeshtë: Edhe pa sinjal ju do të jeni të gatshëm që të merrni thirrje në celularë, falë një magjie të vogël, transmeton Lajmi.net.

Dhe nëse nuk iu pëlqen ideja e të qenit në dispozicion gjithmonë për të gjithë ata që dëshirojnë të ju thërrasin në celularë, ju mund ta anuloni thirrjen për persona të caktuar.

Libon është i gatshëm për Android, përderisa për iPhone është ende në fazat e hershme të zhvillimit, tha kompania.

Ky shërbim është një zgjidhje mjaft e mirë për personat të cilët nuk dëshirojnë të humbasin asnjë thirrje – për shembull ata të cilët kanë biznes dhe presin telefonata të rëndësishme.

Për ta marrë aplikacionin në celularin tuaj, klikoni këtu.