Vetdorëzohet i dyshuari i katërt në rastin e vrasjes së rapsodit Vesel Skroma
Pas disa javësh në arrati, i dyshuari i katërt në rastin e vrasjes së rëndë dhe për motive të ulëta të rapsodit Vesel Skroma, i cili është një i mitur nga Vushtrria, është vetëdorëzuar sot në stacionin e policisë në Vushtrri.

Lajme
Të dyshuarit V. A., 16 vjeç, nga Vushtrria, pas intervistimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë, ka konfirmuar për Veriu.info zëdhënësi rajonal i policisë, Avni Zahiti.
Lidhur me ketë rast janë arrestuar më parë tre persona tjerë të dyshuar, të cilët po ashtu ndodhen në paraburgim.