AAK: LDK po krijon sistem klientelist
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas kalimit të disa anëtarëve të saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lajme
Në reagimin e AAK-së thuhet se në Prishtinë kanë një degë të vetme dhe 43 nëndegë të cilat funksionojnë, dhe se vetëm katër individë të caktuar janë larguar për interesa të tyre private.
Aleanca nëpërmjet një komunikate akuzon LDK-në, se ka problem me imazhin dhe pas bërje koalicion me PDK-në, po krijon sistem klientelist.
“Ne e kemi të qartë se LDK ka problem me imazhin dhe me frymën e humbur pas krijimit të koalicionit me PDK-në, po i përdor metodat e njëjta sikur partneri i vet i koalicionit duke krijuar sistem klientelist. Të gjithë ish kolegëve, që për arsye krejt private ndërrojnë parti, iu urojmë suksese”, thuhet në komunikatë.