Lamtumirë Google+
Kompania ka lansuar shërbime të reja sociale, dhe fati i Google+ mbetet i paqartë.
Auto & Tek
Google është duke e ndarë rrjetin e tij social Google+ në “Photos” dhe “Streams”, dhe duke e lënë kështu fatin e tij të paqartë.
Dy veçoritë e reja do të kontrollohen nga Bradley Horowitz, ashtu siç edhe lajmëroi sot ai në Google+ këtë mëngjes, transmeton Lajmi.net.
Photos dhe Streams janë një përpjekje e Google për t’u bërë një rrjet më i popullarizuar dhe më i suksesshëm social.
Shërbimi Google+ ishte lansuar në vitin 2011, por ka pasur vështirësi për të gjetur përdorues që e përdorin rregullisht atë.
Kompania nuk ka bërë ndonjë njoftim ende për të ardhmen e Google+, por thuhet se ky shërbim mund të pushojë së funksionuari.