ISIS veprim të pazakontë, liron 19 pengje të krishterë
Shteti Islamik ka liruar 19 të krishterë nga grupi me më shumë se 220 persona të cilët javën e kaluar pas një ofensive tri ditëshe janë rrëmbyer në fshatin verilindor në Siri.
Bota
Një zyrtar i organizatës demokratike të asirianëve Saedi Bashir ka thënë se tri gra dhe 16 burra kanë mbërritur të sigurt në kishën në Hasak, qytet afër fshatit të sulmuar.
Saedi ka thënë se ata kanë udhëtuar me autobus nga Shadadeh, qytet nën kontroll të shtetit islam, transmeton AP.
Sipas organizatës, ata janë liruar me vendim të Gjykatës së Sheriatit, sepse ata i dhanë një shumë të papërcaktuar parash si një taksë që duhet të paguajnë jo myslimanët.
Disa raporte thonë se të gjithë ata që u liruan ishin rreth 50 vjeç ose më të vjetër, dhe edhe mosha mund të jetë faktor i lirimit të tyre.
Fati i 200 personave tjerë të rrëmbyer nuk dihet por besohet se shumica e tyre janë në Shadadeh, 50 kilometra nga Hasaku.