Samsung Galaxy S6 me mbushje të plotë përmes Wi-Fi?

Samsung është duke bërë një seri lojërash me të gjithë deri në lansimin zyrtar të celularit të ardhshëm Galaxy S6, dhe detajet më të fundit thonë se ky celularë do të mund të mbushet me energji edhe përmes Wireless-it.

Auto & Tek

17/02/2015 17:14

Në një postim zyrtar të Samsung në blogun e kompanisë, inxhinieri i kompanisë Seho Park përshkruan se si përparimet në teknologjinë e Wi-Fi e kanë bërë teknologjinë më të shpejtë, më efikase dhe më të lehtë për ta integruar në pajisje të tjera.

Ai gjithashtu thotë se viti 2015 do të jetë një moment kyç i energjisë përmes Wireless-it, dhe thotë se celulari i ardhshëm do të ketë një rol të madh në këtë pikë, transmeton Lajmi.net.

Galaxy Note 4 dhe Galaxy S5 mbështetë mbushjen përmes Wireless-it, por vetëm me ndihmën e disa veglave shtesë për këtë qëllim. Ndryshe, celulari i ardhshëm i Samsung pritet që të ketë një mbështetje të plotë të mbushjes së celularit me Wireless.