Publikohen foto të reja të Lavdrim Muhaxherit
Terroristi kosovar Lavdrim Muhaxheri disa herë u shpall i vdekur. Por, pavarësisht kësaj, së fundi janë publikuar foto të reja të tij, me të cilat pretendohet se ai ende është gjallë.
Lajme
Në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografi të reja të Lavdrim Muhaxherit, terroristit kosovar, pjesëtar i ISIS, që kërkohet edhe nga Interpoli.
Foto është publikuar më 2 shkurt nga të afërm të tij.
Rreth dy javë më parë, gazetarja e njohur e “Sunday Times”, Hala Jaber, kishte njoftuar se Abu Abdullah Kosova, ishte vrarë në qytetin Kobane gjatë përleshjeve me forca kurde, transmeton Express.
Por, familja e Muhaxherit, në Kaçanik kishte mohuar një gjë të tillë.