Shet gjithë bagëtinë dhe largohet drejt perëndimit
Një banor i fshatit Tërrn të Ferizajt ka thënë se i ka shitur shtatë frymë bagëti për të ikur nga Kosova.
Lajme
Ky banor ka quar selam për pushtetarët që mos t’i dalin në rrugë sepse e ka ndarë mendjen që pas dy ditësh të ikë nga vendlindja.
“As kryetari as kerkush mos të më dalë përpara. Nëse është nevoja deri në Australi kam me shku e ktu s’rri”, ka thënë ky banor për RTV 21.
Banorët e fshatit Tërrn sa herë bie shi ballafaqohen me vërshime.
Ata ankohen se pushteti i ka lënë në harresë.