Mariah Carey zhgënjen fansat (VIDEO)
Nuk është hera e parë që Mariah Carey stonon, madje më herët ajo ka marrë kritika të shumta lidhur me performancën e dështuar. Gjithsesi kjo se ka ndalur aspak atë që të jepte shfaqjen e radhës, por jo që të këndonte live…
ShowBiz
Pas ndarjes nga bashkëshorti, këngëtarja ende nuk e ka marrë veten, ndërsa tashmë ajo përgëzohet për veshjet në skenë. Një dështim të vërtetë e kanë konsideruar mediat ndërkombëtare performancën e Mariah Carey-t në skenën e Jazz dhe Blues Festival në Xhamajkë. Transmeton indeksonline.net
Ajo këndoi me playback dhe totalisht asinkron me këngën. Siç shkruan revista amerikane “InTouch”, performanca e këngëtares linte për të dëshiruar. Tashmë është bërë mjaft e vështirë që ajo të kapë notat e larta.