Traileri më i fundit i Furious 7

Filmi pritet që të shfaqet në kinema më 3 prill.

ShowBiz

02/02/2015 16:11

Traileri i ‘Furious 7’ është përplot me aksion, eksplodime dhe super-vetura spektakulare. Jason Statham do ta bëjë debutimin e tij në serinë e re të këtij filmi, dhe ka disa skena ku shfaqet edhe Paul Walker.

Skena më e mirë ndoshta është ajo kur vetura Lykhan Hypersport e bënë një kërcim madhështor nga ndërtesa në ndërtesë.

I incizuar në Tokio, Abu Dhabi dhe Los Angjelos, Furios 7 do të përmbajë gjithashtu edhe disa vetura të tjera mjaft impresive, duke filluar nga Veyron, 458 Italia tek modelet Dodge Challenger dhe Subaru Impreza.

Do të jetë një film madhështor.

Shikojeni trailerin e ri të postuar dje në YouTube: