Bayern e Barcelona, shikojeni PSG-n (Video)
Paris Saint-Germain realizoi golin e fitores 1:0 ndaj Rennesit të premten në mënyrë të cilës do t’ia kenë zili edhe dy skuadrat e specializuara në tiki-taka, Bayern Munich dhe Barcelona.
Sport
Paris Saint-Germain mposhti Rennesin 1:0 me golin e sulmuesit Ezequiel Lavezzi.
Tifozët e kampionit në fuqi nga Ligue 1 nuk kanë mbetur të kënaqur me lojën e skuadrës, pavarësisht fitores.
Por, ata nuk mund të ankohen tek bukuria e golit të argjentinasit që erdhi pas disa pasimeve mjeshtërore.
Në stilin e mbretërve të tiki-takas, Bayern Munich dhe Barcelona.