Bale refuzon Man Utd-in
Ylli i Real Madridit, Gareth Bale ka insistuar se nuk planifikon të transferohet në Manchester United, pasi është i lumtur në Santiago Bernabeu.

Sport
Gareth Bale ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madrid.
Ylli uellsian spekulohet se mund të braktis gjigantin madrilen duke u rikthyer në Premierligë ku kërkohet nga Manchester United.
Por, Bale ka insistuar se nuk dëshiron të transferohet në Old Trafford.
“Nuk e imagjinoj veten në Manchester United. Në një intervistë që kam dhënë disa ditë më parë kam thënë se jam i lumtur në Madrid, dhe se dua të vazhdoj këtu”, deklaroi Bale për të përditshmen sportive madrilene “AS”.
“Kam edhe shumë vjet kontratë, jam duke kaluar mirë, jemi duke fituar tituj dhe dua të vazhdoj këtu, në Real Madrid”, u shpreh ai.