Rusia si në komunizëm, rregulla të reja për turistët
Shoqata e Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR), ka bërë të ditur se prej sot janw vendosur rregulla të reja për turistët që e vizitojnë Rusinë.
Bota
Turistët janë të obliguar që para se të nisin shëtitjet e tyre në vendet që dëshirojnë t’i vizitojnë, duhet t’i shkruajnë në një listë qytetet dhe vendet tjera që duan ti vizitojnë.
Shërbimi Federal i Migracionit ka bërë të ditur se nga turistët do të kërkoj që të kenë ftesë nga vendet që duan t’i vizitojnë duke përfshirë ftesat nga individë apo nga organizatat.
ATOR ka paralajmëruar se rregullat e reja mund ta dëmtojnë industrinë e turizmit në Rusi, raporton RFE.
Informacionet që kërkohen tashmë nga turistët, kanë qenë të obliguara gjatë kohës sovjetike, por jo edhe gjatë viteve të fundit.