Protesta eskalon në dhunë, protestuesit po thyejnë xhamat e qeverisë (Foto)
Përfundimi i protestës nuk i ka larguar edhe protestuesit nga vendi ku po qëndronin para qeverisë. Protesta e paralajmëruar si paqësore, ka eskaluar në dhunë, pasi një pjesë e madhe e protestuesve, po sulmojnë me gjësende të forta objektin e qeverisë.
Lajme
Tanimë të gjithë xhamat e objektit të qeverisë, në pjesën përballë sheshit Skënderbe, janë thyer.
Protesta është shpallur e përfunduar nga Albin Kurti, por një grup i protestuesve po vazhdojnë të qëndron aty dhe të hedhin gurë në drejtim të objektit të qeverisë.
Deri më tani nuk është parë ndonjë reagim i Policisë së Kosovës, për ti penguar. (lajmi.net)