Edhe në Tiranë do të ngrihet shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili njëherësh është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka paralajmëruar ngritjen e shtatores së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, si mirënjohje për veprën e tij të pavdekshme.
Lajme
Bashka ka thënë se shtatorja e Rugovës, e cila do të ngrihet në Tiranë, është vepër e skulptorit Idriz Balani.
“Në Tiranë do të ngrihet shtatorja e Ibrahim Rugovës, vepër e skulptorit, Idriz Balani, e cila do të përjetësojë mirënjohjen e kryeqytetasve dhe mbarë kombit për veprën e tij të pavdekshme”, ka shkruar Basha në profilin e tij në Facebook.