Dita e dytë e protestës para Rektoratit

Disa studentë të familjarëve nga kategoritë e dala nga lufta edhe sot po protestojnë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Kërkesat i kanë të njëjta. Dëshirojnë që nëpërmjet privilegjit si anëtarë të familjeve të veteranëve të UÇK-së, të pranohen si studentë të rregullt në UP.

Lajme

22/01/2015 11:18

Protestuesit thonë se ligjëratat i kanë përcjellë, ndërsa tash janë gati për provime, pa e ditur qartë se cili është statusi i tyre në UP.

Por stafit të Rektoratit dhe vetë rektorit, tashmë duket se nuk po iu lë përshtypje protesta para oborrit të tyre.

Për regjistrimin e fëmijëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu ka thënë se më nuk mund të bisedohet.

Ndryshe, ai dje këtë çështje e ka quajtur të mbyllur, duke shtuar se fëmijët e këtyre kategorive po përdoren nga qarqe të caktuara. (lajmi.net)