Jabllanoviq: Kemi arritur marrëveshje me partnerët e koalicionit për Trepçën

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq, bashkë me zëvendëskryeministrin, Branimir Stojanoviq, dhe atë të Administratës dhe Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, ka thënë se Lista Serbe ka arritur të gjejë zgjidhje së bashku me Qeverinë e Kosovës për Trepçën.

Lajme

19/01/2015 17:24

Ai tha se ky projektligj në të ardhmen e afërt do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të ardhmes së saj.

“Lista Serbe sot ka treguar që është partner konstruktiv në Qeverinë e Kosovës. Bashkë me partnerët tanë të koalicionit kemi arritur me sukses të gjejmë një zgjidhje në lidhje me projektligjin për ndërmarrjet publike, dhe mendojmë që ky projektligj në të ardhmen e afërt do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe që të kontribuojë për të gjithë qytetarët që jetojnë këtu”, tha ai para gazetarëve, transmeton Indeksonline.