Kryeministri akuzoi RTK-në se nuk i përcolli një aktivitet partiak në Vushtrri

Kryeministri Isa Mustafa e akuzoi sot RTK-në, duke e cilësuar si medium partiak, ndërsa i kishte ngelur hatri, se nuk ja kishte përcjellur një aktivitet pikrisht partiak, që kreu i LDK-së, kishte zhvilluar në Vushtrri për të shënuar 25 vjetorin e themelimit të partisë.

Lajme

17/01/2015 23:59

Por, RTK për të ja bërë qefin kryeministrit, është përkujdesur, që në edicionin e fundit të lajmeve për sot, atë të orës 23:00, ta transmetoj lajmin për aktivitetin e sotëm potik të Isa Mustafës. 
 
Mustafa sot kishte marrë pjesë në shënimin e 25 vjetorit i LDK-së në Vushtrri. 
 
RTK e cila nuk e kishte përcjellë nga afër ngjarjen partiake të Kryeministrit, dhe në pamundësi për të gjetur pamje filmike nga aktiviteti i sotëm, lajmin e ka mbuluar me pamje nga arkivi. (lajm.net)