Kosova e shtata me numrin e xhihadistëve në Siri e Irak (Dokument)
Shumë qytetarë të Kosovës janë drejtuar për të luftuar në Siri e Irak, në emër të “fesë”, myslimane. Ky fakt ka bërë që Kosova të radhitet e shtata në botë për nga numri më i madh i luftëtarëve në këto luftëra.
Lajme
Në bazë të kësaj statistike, në vendin e parë është Franca, e cila ka rreth 1500 luftëtarë në këto shtete.
Më pas radhiten Britania e Madhe, Gjermania, Belgjika, Suedia, Norvegjia, Kosova, Danimarka, Spanja, Norvegjia, Irlanda, Finlanda dhe Zvicra, transmeton zëri.info.
Por nëse llogaritet numri i popullsisë që ka Kosova atëherë del të jetë shumë i madh numri i atyre që shkuan të luftojnë atje, në krahasim me vendet tjera, që kanë me dhjetëra miliona banorë.
Deri më tash janë dhënë shifra që thonë se 70-80 kosovarë i janë bashkuar këtyre luftërave.
Derisa kryeterroristi, i cili po ashtu radhitet në listën e 10 terroristëve të mbarë botës, 7 miliardë banorësh, është pikërisht nga Kosova, Lavdrim Muhaxhiri.