Ky është koka e trafikimit të drogës nga Kuba në Elbasan (Foto)

39-vjeçari nga Tirana Genci Xhixha, i cili jeton prej vitesh në Kubë dyshohet se është koka e bandës së narkotrafikut që u godit pas zbulimit të laboratorit të drogës në periferi të Elbasanit. 

Bota

16/01/2015 21:28

Ai mësohet se është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare, pas hetimeve dhe përgjimeve disamujore 

Në shpalljen në kërkim të 39 vjeçarit Xhixha,  i cili njihet si mik i hershëm i të arrestuarit “Vip” Ermal Hoxha, për policinë e shtetit dhe prokurorinë kanë mjaftuar prova të ndryshme si përgjime ambjentale bërë personave të arrestuar dy ditë më parë, por dhe veprime bankare ku në numrat e llogarisë të Xhixhës janë derdhur shuma të mëdha valute nga dy prej të arrestuarve.

39 vjeçari është shpallur në kërkim dhe Interpoli është angazhuar ta ekstradojë atë nga Kuba në Shqipëri, megjithëse kjo nuk duket të jetë një procedurë fort e lehtë për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi mes autoriteteve shqiptare dhe atyre kubane. Xhixha mban aktive një faqe në Facebook, ku ka postuar edhe disa foto me bashkëshorten e tij kubane dhe jetën luksoze që bën në ishullin komunist, raportojnë mediat në Shqipëri.