Charlie Hebdo me karikatura të reja, për një ditë fitoi 10 milionë euro!

Gazeta satirike javore franceze “Charlie Hebdo”, me karikaturën e Profetit Muhamed ka arritur të fitojë një rekord shitjesh me vlerë prej 8 milionë eurove, që e kombinuar me abonimet, donacionet dhe asistencën nga publiku, revistës satirike i ka sjellë plotë 10 milionë euro.

Bota

15/01/2015 22:40

Të mërkurën nëpër kioska dhe vende tjera të shitjes së shtypit të shkruar u shfaqën 5 milionë kopje në 16 gjuhë të ndryshme, secila me një çmim prej 3 euro. Gazeta ka fituar 8 milionë euro nga shitja, kurse fitimet këtë herë janë shumë më të mëdha pasi shtypja dhe distributorët i kanë kryer shërbimet falas, transmeton TetovaSot.

Në dhjetor revista ka luftuar për mbijetesë, pasi kishte një tirazh javor prej rreth 28,000 ekzemplarësh, dhe ka apeluar publikun për donacione.

Më shumë se 40 për qind e të ardhurave të revistës krijohet me abonim, që u rrit në mënyrë drastike nga 7,000 deri në 120,000, tha një prej gazetarëve të Charlie Hebdo, Patrick Pelo.

Të gjitha të ardhurat nga shitja e numrit të kësaj jave do të shkojnë direkt për familjet e viktimave të gazetës “Charlie Ebdo”.