Në Pakistan homazhe për vëllezërit Kouachi: Heronj të islamit
Një klerik pakistanez ka organizuar homazhe për Cherif dhe Said Kouachi, vëllezërit terroristë islamikë, që qëndrojnë prapa masakrës Charlie Hebdo.
Bota
Kleriku Allama Pir Mohammad Chishti, organizator i këtij homazhi, ka thënë se ndihen krenar me veprën e vëllezërve Kouachi.
“Sot ne ndjehemi krenar për t’u bërë homazhe vëllezërve tanë,” tha kleriku në qytetin Peshavar, duke shtuar se, “Ata janë heronj të Islamit. Ata dhanë jetën e tyre por eliminuan publikuesit e karikaturave të Profetit tonë Muhamed”.
Cherif dhe Said Kouachi që vranë gazetarët në revistën satirike franceze të mërkurën, u vranë nga policia pas një rrethimi në një shtypshkrojnë ku ishin fshehur, transmeton lajmi.net.
“Ne i ftojmë të gjithë myslimanët të bashkohen me ne për veprën e dy vëllezërve që vranë botuesit dhe karikaturistët, e profetit tonë”, tha Abdul Aziz, një zëdhënës i shkollës ku u organizua ceremonia.
Ceremonia u shty për rreth një orë dhe kanë marrë pjesë vetëm rreth 40 njerëz përkundër shumë thirrjeve nëpërmjet altoparlantit.
Mohammad Rasheed Ahmad, një student në medrese, tha se ishte i zhgënjyer me pjesëmarrjen aq të vogël në nderim të vëllezërve Kouchi.
“Ne pamë dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Francë për të treguar solidaritet për burrat e tyre të vrarë, por myslimanët nuk erdhën të marrë pjesë në homazhet për dy heronjtë që bënë atë punë të madhe”, tha ai.
Pakistanezë janë shpesh viktima të ekstremizmit fetar, me më shumë se 50.000 të vdekur në shpërthimet e bombave dhe sulmeve vetëvrasëse që nga viti 2002 e deri sot. (lajmi.net)