Ronaldo, i gatshëm për lojë
Cristiano Ronaldo ka stërvitur sot me Real Madridin dhe do të luajë nga minuta e parë në ballafaqimin kundër Espanyolit të shtunën në kuadër të La Ligës.
Sport
Real Madrid ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ballafaqimit me Espanyolin të shtunën në kuadër të La Ligës.
Dhe, një lajm fantastik për trajnerin Carlo Ancelotti dhe tifozët e ekipit është se ylli më i madh Cristiano Ronaldo u stërvit së bashku me pjesën tjetër të futbollistëve, duke eliminuar frikën se mund të mungojë kundër skuadrës katalane.
Mirëpo, Sergio Ramos do të mungojë për shkak se qëndroi në palestër dhe nuk pritet të luajë ndaj Espanyolit. Kurse, Ronaldo do të jetë në fushë nga minuta e parë, ka konfirmuar Carlo Ancelotti.