Aslaidon Zaimaj fituesi i ‘The Voice of Albania’ (VIDEO)

Aslaidon Zaimaj, djali 21 vjeç i cili jeton në Itali, u shpall fitues i kompeticionin ‘The Voice of Albanai 4’. Aslaidoni i përkiste grupit të këngëtarit Genc Salihu…

ShowBiz

03/01/2015 13:55

 “Jam pa fjalë, nuk e përshkruaj dot lumturinë që ndjej. Nuk e prisja që do të fitoja unë. Jam rritur nga ana muzikore, nga ana vokale. Fitoren ia dedikoj publikut që më ka votuar, prindërve dhe vëllait tim, por sidomos trainerit tim, Genci”, ka thënë pas fitores Aslaidon për Top Channel.

Ndërkaq pas Aslaidonit, më e votuar nga publiku ne katërshen finaliste ishte Albina Kelmendi.

Aplikimet për edicionin e pestë të ‘The Voice of Albania’ kanë nisur dhe të interesuarit mund të regjistrohen në faqen e internetit top-channel.tv, në seksionin e dedikuar këtij ‘talent show. Lajmi.net