Nata e Vitit të Ri në Kosovë, 11 të lënduar
Një lëndim i rëndë trupor dhe 10 lëndime të lehta është bilanci i të lënduarve gjatë natës festive të ndërrimit të moteve në vend.
Lajme
Sipas Policisë së Kosovës, përveç këtyre lëndimeve, rastet tjera kanë kaluar vetëm me ca dëme të vogla materiale.
“Në përgjithësi, gjatë natës së festës së vitit të ri janë raportuar 10 raste lëndim i lehtë trupor, si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike, si dhe një rast lëndim i rëndë trupor, si pasojë e plagosjes, pork y person fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në komunikatën e Policsë së Kosovës.
“Fatmirësisht, këtë vit nuk është evidentuar asnjë rast humbje jete e ndonjë personi gjatë manifestimit të festës së fundvitit”.