Wenger në kontakte me Ramosin?
Raportet më të fundit që arrijnë nga Spanja, na vërtetojnë se trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është në kontakte me mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Sport
Arsenali është duke kërkuar me ngulm mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramosin, i cili ka thënë se nuk është duke hezituar për të rinovuar kontratën me skuadrën e tij.
Besohet se trajneri i Arsenalit, është duke kontaktuar me Ramosin, nëpërmjet vëllait të tij, Rene Ramos, i cili njëkohësisht është edhe agjenti i mbrojtësit.
Besohet se oferta e Arsenalit për transferimin e Ramosit do të jetë diku rreth 25 milionë euro, teksa ai do të fitojë një pagë të majme duke përfshirë këtu dhe shirtin e kapitenit.
Gjithashtu, skuadra angelze do ti ofrojë mbrojtësit spanjoll një kontratë katër vjeçare.