Ramos luajti i lënduar në finale
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka luajtur i lënduar në finalen e Kupës së Botës për Klube, të cilën Reali e zhvilloi kundër San Lorenzos.

Sport
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos si duket nuk njeh fare limite. Ai ka luajtur i lënduar në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër San Lorenzos.
Ai kishte një lëndim të gradës së dytë në kofshën e këmbës së tij, mirëpo ashtu si trupi, edhe mendja e tij duket se nuk njohin limite.
Për lëndimin, është edhe vet lojtari që ka konfirmuar një gjë të tillë pas ndeshjes për media, duke thënë se kishte gjasa të mos luante fare.
Përndryshe, mbrojtësi spanjoll shënoi golin e parë në këtë finale, të cilën Reali e fitoi me San Lorenzon me rezultat 2-0.