Fordi i vitit 1936 vjen në Kosovë
I prodhuar në vitin 1936 vetura e tipit Ford është sjellë në Kosovë nga një bashkatdhetar që jeton në Norvegji.

Auto & Tek
Por pronarit të kësaj veture 88 vjeçare i kanë dalë telashe me ligjet e Kosovës, pasi një veturë kaq e vjetër nuk mund të zhdoganohet.
Dogana e Kosovës thotë se për zhdoganimin e veturave ‘oldtimers’ duhet garancion bankar.
Naim Xani e solli këtë veturë në Kosovë që të marrë nusen e të birit.