Policia speciale futet në kafeteri, dy pengje vriten
Situata në qytetin australian Sydney, ku të paktën 13 persona mbaheshin peng nga ana e rrëmbyesve mori epilogun. Policët u futën në kafeteri, me ç’rast ndodhi një përleshje e rreptë me armë zjarri, gjatë së cilës dy persona vdiqën, kurse tre pengjeve të tjera mjekët po përpiqen t’ua shpëtojnë jetën.
Bota
Sipas informatave të fundit nga ky qytet, të plagosurit janë nxjerrë nga kafeteria. Dëshmitarët thonë se gjatë futjes së forcave speciale në kateteri u dëgjua britma: “Pengje, shtrijuni për toke”, ndërsa më pas u hap zjarr.
Të paktën edhe pesë pengje ikën nga kafeteria “Lind”, ku i kaluan më se 17 orë të ngujuar nga një refugjat iranian i vetëquajtur sheik Man Haron Monis.