Koha për marrëveshje për mbrojtjen e globit
Anëtarët e Kombeve të Bashkuara kanë arritur një marrëveshje për atë se si shtetet duhet të trajtojnë ndryshimin e klimës.
Bota
Delegatët kanë miratuar një dokument, i cili përcakton kushtet për një marrëveshje të përhershme për reduktimin e gazrave që shkaktojnë ndryshimet klimatike, transmeton REL.
Marrëveshja globale pritet të miratohet në samitin e vitit të ardhshëm në Paris.
Bisedimet janë zhvilluar për më shumë se dy javë në kryeqytetin e Perusë, Lima.
Ato kanë qenë të vështira për shkak të ndarjeve midis vendeve të pasura dhe të varfra, në lidhje me hapat që duhen ndërmarrë për trajtimin e ngrohjes globale.
Raportet shkencore thonë se rritja e niveleve të detit dhe vala e ngrohjes janë duke shkaktuar përmbytje në disa zona dhe thatësira në të tjera.