YouTube tani ju lejon që të bëni krijime GIF

YouTube ka prezantuar sot një vegël për krijime GIF për video të zgjedhura dhe kanale.

Auto & Tek

12/12/2014 17:32

Lansimi për momentin është në versionin e kufizuar. Opsioni u shfaq së pari në kanalin PBS Digital Studios Ideas, që shihej nën opsionin ‘Share’ të çdo videoje.

Opsioni nuk është për momentin në dispozicion për kanale të tjera, transmeton Lajmi.net.

Nëse keni krijuar ndonjëherë animacione të shkurtra, ju do ta vlerësoni këtë thjeshtësim që YouTube e ka bërë për krijime të tilla.

Në krye të opsionit është një imazh që tregon një seri të kornizave nga videoja më lartë. Mjeti i kornizës lëvizë përgjatë saj përderisa video luan dhe mund të merret çdo pjesë në çdo pikë të videos, transmeton Lajmi.net.

Kapja mund të bëhet në mes të tre sekondave, por mund të shtrihet gjithashtu edhe në gjashtë ose më shumë sekonda.

Menjëherë afër kornizës filmike është një dritare parashikuese që ju tregon krijimin tuaj GIF në kohë reale.

Kjo vegël nga YouTube e bënë më të lehtë për të krijuar GIF edhe pse shumë programe të tjera për krijime GIF tashmë mund të kapnin imazhe edhe nga YouTube, por kompania e pa si të udhës që ta bëjë një të vetën.