Sammer: Topi i Artë për Neuerin
Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer, thotë se portieri Manuel Neuer e meriton Topin e Artë më shumë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Sport
Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer e ka përshkruar Manuel Neuerin si të “denjë” për të fituar Topin e Artë.
Portieri gjerman është në mesin e tre finalistëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë së bashku me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.
Dhe, Sammer ka shprehur mbështetjen e tij për Neuerin.
“Sigurisht, diskutohet shumë nëse një portier mund të jetë fitues i Topit të Artë. Manuel Neuer është pako e kompletuar, më i denji që ka qenë ndonjëherë”, deklaroi ai për “Sky Sport News”.
“Ai nuk ka dobësi, luan rolin e portierit klasik spastrues. Ai është pothuajse punim artistik. Messi ishte i dyti në Kampionatin botëror. Ronaldo ishte fitues i Ligës së Kampionëve, por titulli i kampionit të botës…Neuer është i denjë për të fituar Topin e Artë”.