Giuseppe Mango vdes duke kënduar në skenë (Foto & Video)
Këngëtari i famshëm italian, Mango humbi jetën pasi pësoi një sulm në zemër përderisa ishte në skenë, ai u rrëzua në tokë në përfundim të koncertit në provincën Matera në Itali.
ShowBiz
Mango sapo kishte mbushur 60 vjeç në datën 6 nëntor. Ai u dërgua në spital, por mjekët nuk mundët t’i jepnin dot ndihmën e parë pasi ai mbërriti i vdekur.
Trupi i pajetë i 60 vjeçarit menjëherë ishte dërguar në spital. Mediat italiane raportojnë se atje shumë shpejtë u mblodhën familja dhe të arfërmit të artistit si dhe adhurues të shumtë.
Thuhet se dhimbja e ka kapur Mangon teksa këndonte këngën e famshme “ORA” që ishte bërë edhe kolona zanore e një spoti publicitar.
Mango sapo kishte filluar një turne koncertesh në të gjithë Italinë.
VIDEO: