Duhani së shpejti mund të bëhet karburant për avionë
Fara e një lloji të ri të bimës së duhanit e rritur në Afrikën e Jugut lëshon një lloj nafte që mund të shëndrrohet në biokarburant.
Auto & Tek
Gjetja e një alternative të besueshme për karburant është bërë diçka e shenjtë për kompanitë ajrore në botë vitet e fundit. Ata po kërkojnë mënyra për të gjetur lëndë të tjera djegëse, sepse blerjet e karburantit kushtojnë shumë për ta.
Kështu ata filluan kërkimet për të gjetur një alternativë. Gjiganti i Hapsirës Ajrore ‘Boeing’ dhe ‘South Africa Airways’ po bashkëpunojnë me një kompani të quajtur SkyNRG për të bërë biokarburantë të qëndrueshëm të aviacionit nga një lloj i ri i bimës së duhanit që është duke u kultivuar në Afrikën e Jugut, transmeton Lajmi.net.
Ky hibrid i ri, i quajtur Solaris, jep fara veçanërisht me vaj që mund të përpunohen në biokarburant. Partnerët e tanishëm janë tashmë duke rekrutuar ferma të mëdha dhe të vogla për tu bashkuar me programin.
Fermerët e duhanit mund ta bëjnë atë që e bëjnë pa e dëmtuar shëndetin e bashkëqytetarëve të tyre. Linjat ajrore janë duke shikuar mundësinë e uljes së kostove dhe përmes këtij prodhimi shpenzimet për karburant të tanishëm do të ulen për rreth 80%, transmeton Lajmi.net.
Nuk është vetëm Afrika e Jugut dhe duhani. Boeing është duke punuar në SHBA, Evropë, Kinë, Lindje të Mesme, Brazil, Japoni, Australi për një llojllojshmëri të gjerë të eksperimenteve të biokarburanteve.
Në tre vitet e fundit, dhjetra kompani ajrore, të udhëhequra nga Virgin, kanë nisur më shumë se 1,500 fluturime duke përdorur disa masa të biokarburanteve.