Mbi 200 mijë lëndë të pazgjidhura në sistemin e drejtësisë
Gjyqësori i Kosovës po vazhdon të funksionojë në gjendje të rëndë. Aty ende ka më shumë se 200 mijë lëndë të pazgjidhura.
Lajme
Këto të dhëna i bëri të ditur kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci në emisionin “Zona B” të KlanKosovës.
Peci thotë se kjo gjendje e shqetëson gjyqësorin, teksa thotë se presin që në vitin 2015 të ketë një shqyrtim më të shpejtë të lëndëve.
Sipas tij, në strategjinë e KGJK-së është që lëndët e një viti të zgjidhen po atë vit.
Ai thotë se kjo pritet të ndodhë në vitet në vijim.