Chelsea, ofertë për Bale
Chelsea i është bashkuar Manchester Unitedit, në garë për transferimin e yllit të Real Madridit, Gareth Bale, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport
Chelsea është e gatshme të bëjë përpjekje për transferimin e yllit të Real Madridit, Gareth Bale, gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas portalit italian “Tuttomercatoweb”, Blues janë të interesuar për reprezentuesin uellsian i cili në muajt e fundit është përmendur edhe si objektiv i Manchester Unitedit.
Bale iu bashkua Real Madridit nga Tottenham pak më tepër se një vit më parë në marrëveshje me vlerë prej 85 milionë funte dhe ka realizuar 28 gola në 58 paraqitje.
Por, së fundmi ai ka përfunduar jashtë formacionit bazë të Los Blancos duke zgjuar spekulime rreth largimit nga Santiago Bernabeu.