Ky është Lumia i parë i Microsoft

Microsoft e ka lansuar celularin e parë të tij pa markën Nokia në të, celularin e quajtur Microsoft Lumia 535.

Auto & Tek

11/11/2014 11:16

Celulari 535 është një celularë me ekran 5 inç dhe me një kamerë përpara 5 megapiksel, që kushton rreth 110 euro, transmeton Lajmi.net.

Ndryshe nga celularët e tjerë që ishin zbuluar kohët e fundit, Microsoft tani e ka hequr emrin e Nokia-së nga pajisjet duke e zëvendësuar me emrin e vet. Celulari i ri do të ketë një sinjal 3G dhe variante prej dy sim kartelave, ku do të veprojë përmes sistemit Windows Phone 8.1

Ekrani qHD i Lumia 535 ka një rezolucion 960 x 540, përderisa në pjesën harduerike përmban 1GB RAM, 8GB hapsirë, dhe një mikro-kartë SD që mbështetë deri në 128GB hapsirë, transmeton Lajmi.net.

Ngjashëm si 530, modeli 535 vepron përmes procesorit 1.2GHz Snapdragon 200 dhe ka një mbështetje për rrjet LTE/4G dhe wireless.

Pajisja përmban gjithashtu edhe një blic LED dhe bateri 1905mAh të zëvendësueshme.